Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD akuzoi qeverinë se po rrit taksat për shqiptarët, ndërsa u jep familjarëve sh shpurës së tij të inkriminuar. Deputetja Dhurata Çupi iu referua taksës së banesës duke theksuar se në shkelje të ligjeve ajo do të mblidhet nga OSHEE.
Çupi: Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, ne vit, Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro. Qytetarët duhet ta dimë se kaq kushtojnë vetem dy tenderat që kanë marrë javët e fundit baxhanaku i Edi Ramës dhe miku i Taulant Ballës. Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat dhe i shpërndan paratë tek krimi, miqtë dhe familja.
Ndërsa në një dalje tjetër për mediat, drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD tha se qeveria Rama vetëm në 8 muaj ka shpërdoruar për luks 11.3 mld lekë, aq sa sipas saj është fondi për ndihmë ekonomike.
Pelinku: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë Sedan, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, një tjetër çerdhe korrupsioni e Edi Ramës, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm. Këto dy institucione janë vetëm disa nga lista e gjatë e atyre segmenteve të qeverisë që abuzojnë, keqpërdorin paratë e shqiptarëve, ndërkohë që 38% e shqiptarëve kanë shpenzuar më pak për ushqimet e tyre e të fëmijëve të tyre.
Sipas Lealba Pelikut që drejton departamentin antikorrupsion vetëm për vitin 2018 qeveria ka shpenzuar 25 milion euro për blerja apo qira makinash për zyrtarë të qeverisë. Ndërkohë, që prej viti 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi sipa saj kap shifrën prej 61.2 mln euro.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-akuza-qeverise-po-rrit-taksat-dhe-shpenzimet-e-luksit