Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Petrit Vasili thotë se qeverisë Rama i ka dalë nga duart situata e rendit dhe sigurisë.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se e gjithë kjo është pasojë e inkriminimit të strukturave shtetërore dhe trafiqeve.
Vasili: Rendi dhe siguria në vend kanë qenë tronditur prej kohësh dhe faktet e njëpasnjëshme tragjike për fat të keq provojnë se kjo situatë sa vjen e rëndohet. Kjo qeveri nuk mundet më të kontrollojë situatën e rendit në Shqipëri dhe kjo situatë ka dalë nga duart. Deklarimet janë kaq cinike dhe të pashpirta.Dëgjuam Ministrin sot që thoshte situata e rendit është në rregull, nuk kemi pasur vrasje. Harron ngjarjen e tmerrshme të Selenicës, vrasje të vazhdueshme që ndodhin. Situatën e rendit dhe krimit në Shqipëri kush e kontrollon?Do ja kërkojnë dhe këtë opozitës?Se këta janë të marrosur. Situata u ka ikur nga duart nga inkriminimi i thellë dhe situata e trafiqeve.
Ekonomia duket se do të jetë kryefjala e opozitës në këtë sezon të ri politik.
Vasili: Jemi të detyruar të përgatitemi për një betejë politike pa kompromis.Shqiptarëve po u vete thika në palcë, meqë jemi në vigjilje të mbylljes së sezonit veror, mbi 65-70% të shqiptarëve nuk mundën t'i lejonin vetes të kalonin pushimet. 70% e tyre nuk kishin mundësi të rregullonin as dhëmbët se janë të varfër. Ekonomia e rrënuar dhe krim që bën festë është një vend në krizë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rendi-dhe-siguria-vasili-qeverise-i-ka-ikur-situata-nga-duart-reforma-ne-drejtesi-ka-vdekur