Grabitet me arme kambisti ne Elbasan

RTV KLAN 2018-09-01

Views 0

Adem Ngjela, kambisti nga Cërriku që u grabit sot në orët e para të mëngjesit tek dera e banesës së tij ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja. Sipas tij personi po e priste diku përballë dyqanit duralumin pranë banesës së tij. Ai qëndronte i qetë dhe ishte i pa maskuar. Kambisti ka futur lekët në koskot dhe po bëhej gati të nisej. Kur ai i është afruar dhe e ka kërcënuar me pistoletë me jetën.

Në moment kambisti Ngjela ka menduar se mos ka qenë një pistoletë lodër për ta frikësuar. Por kur ai i është afruar më shumë dhe ia ka drejtuar, atëherë është larguar me vrap për në banesë.

Ndërkohë që ai ka dhënë alarmin duke kërkuar ndihmë se po e grabisnin. Komshiu i katit të dytë ka dëgjuar një zhurmë motori diku në anë të rrugës në një qoshe, çfarë bën të dyshosh se grabitësi nuk ka qenë i vetëm.

I pyetur nëse ishte i maskuar ai tregon se ka qenë pa maskuar fare. Ishte rreth 40 vjeç, i shëndoshë rreth 1.75 i gjatë dhe se nëse e sheh e njeh direkt.

Gjithashtu kambisti Adem Ngjela tregon se nuk ka dyshuar më parë. Por fakti që ata i kishin çarë dhe gomën, detaj që ai e ka mësuar më pas, dëshmon se grabitësit e kishin studiuar mirë për të kryer grabitjen.

Sot gjatë paradites ai ka dhënë dëshmi në policinë e Elbasanit e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form