Ministri i Transportit dhe Energjisë, Damian Gjiknuri njoftoi përfundimin e punimeve në aksin 16.5 kilometra Lin- Pogradec.
Ministri Gjiknuri u shpreh se standardet e zbatuara për këtë rrugë do të zbatohen dhe për veprat e tjera infrastrukturore në ndërtim.
Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra mbi 16 kilometra ka qenë totalisht tjetër. Një rrugë e ngushtë, e shkatërruar dhe një liqen tërësisht i zënë nga ndërtimet pa leje. Sot që flasim kemi një breg të liqenit tërësisht të transformuar, një nga veprat më të bukura. Kushdo që do të vijë në Pogradec, një qytet që ka shumë atraksione turistike do të shohë një nga rrugët më të bukura të realizuara në vendin tonë. Ky do të jetë standardi i qeverisë shqiptare për të gjitha rrugët e reja dhe kantieret që ne po hapim dhe që do ti përfundojmë në këto 3-4 vitet e ardhshme të qeverisjes sonë?.
Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro më pas inspektuan edhe punimet që po vazhdojnë për tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit.