Ora News - Shkodër, babai i dy fëmijëve gjendet i vrarë pranë një makine të braktisur

Ora News Lajme 2018-09-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 30 vjeçar është gjetur i vrarë pranë një makine të braktisur në vendin e quajtur "Bregu i Ranës" pranë liqenit të Shkodrës.

Lajmi mbërriti në redaksi rreth orës 14: 30. Viktima është identifikuar si Arjan Ferracaku, 30 vjeç.

"Më datë 01.09.2018, rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. V. 30 vjeç banues në lagjen ?Guerile? Shkodër" informon policia.

Informacionet e para tregojnë se trupi i pajetë i babait të dy fëmijëve u gjet rreth 1 km larg një makine e cila kishte qenë e braktisur aty.

Familja e viktimës janë pronarë të dy lokaleve, një në Zus të Shkodrës dhe tjetri në Velipojë. Arjan Ferracaku njihej si djalë i mirë dhe pa probleme me ligjin.

Biznesmeni është qëlluar disa herë me pistoletë

Gazetari jonë në Shkodër, Bepin Kolvataj, raporton se viktima është qëlluar më shumë se një herë me pistoletë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës nga ku pritet të dalë ekspertiza përfundimtare nga plumbat që i kanë marrë jetën 30 vjeçarit Ferracaku.

Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se mjeti i bratisur afër të cilit u gjet i vrarë Ferracaku kishte më shumë se dy ditë në këtë zonë dhe nuk ka lidhje me viktimën. Hetimet vijojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-gjendet-makine-e-braktisur-dyshohet-se-brenda-ka-nje-te-vdekur

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS