Policia deklaroi sot se rasti i gazetares do hetohej me metoda speciale, çfarë do të thotë?
Ka të bëjë me përgjime telefonatash të njerëzve të dyshuar, a ka pasur prezencë të tyre në atë zonë ku ndodhi sulmi. Po shikohet gjithahstu nëse ka ndonjë konflikt familjar. Në dijeninë time si babai, si nëna, e cila është e sëmurë dhe gjej rastin t'i shpreh solidaritetin tim që ta përballojnë këtë situatë, ata nuk kanë konflikte.
Shkojnë deri aty sa thonë se duke qenë se nuk është shtëpia e saj, mund të ketë pasur vëllai konflikte, apo dikush tjetër nga anëtarët...?
Sa e njoh vëllain e saj nuk di të ketë pasur probleme. Po të ishte për vëllain, ai del nga shtëpia çdo mëngjes dhe shkon në punë, pse duhet të prisnin këtë moment kur ai ishte në gjumë? Nuk shoh asnjë provë, asnjë argument që ngjarja të ketë lidhje me babain e saj.
Rasti i Klodianës shërben për të tërhequr vëmendje që të kuptohet se në çfarë kushtesh punojnë gazetarët, reporterët. Varianti tjetër që u përhap ishte ai i azilit, pasi bashkëshorti I saj jeton prej vitesh në Angli. Kjo pistë bie pasi ajo nuk e ka problemin e dokumentacionit. Po të kishte këtë dëshirë do ikte. Ajo edhe vajzat i ka lindur atje. Është kërcënuar edhe here të tjera. Nuk besoj që e ka bërë që të jetojë në një nga vendet e BE. Nëse një ditë do të dojë të largohet do ikte, pasi ka bashkëshortin atjePse u sulmua banesa e prindërve?
Thashë që bashkëshorti i saj punon në Angli dhe Klodi lë vajzat atje dhe jeton edhe vetë shumicën e kohës atje. Nuk besoj se ka nevojë të fitojë status azilanti. Ka nevojë të saktësohet kjo gjë. Se ka pasur disa raste të njëpasnjëshme që reporterët janë detyruar të largohen nga Shqipëria për jetesë më të mirë, por nuk është rasti i Klodit. Është sulmuar banesa e prindërve, pasi e dinin që vajzat e saj qëndronin atje. Di të them që sulmet më të mëdha ndaj gazetarëve I bëjnë politikanët. Reporterët s?investigojnë dot politikanët. Miqtë dhe kolegët i thonë direkt, ça bën do shkosh në luftë? Si mund të ulërijnë për lirinë e gazetarëve kryeministri dhe shefi i opozitës. Nëse t?i i quan kazan, ti i ke ekspozuar ata. Sepse dhe në Amerikë bëhet e njëjta gjë me Trump. Skena që unë pashë dje ishte ulëritëse, i falenderoj politikanët që na u gjendën, por politizimi është i panevojshëm.