Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditët më të nxehta për politikën shqiptare do të nisin në shtator me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me anëtarë të LRI-së bëri sërish thirrje për një front kombëtar kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas nr 1 të LSI-së shteti shqiptar po shkon drejt falimentimit.
Monika Kryemadhi: "Ditët e nxehta të verës nuk kanë mbaruar për politikën shqiptare. Përkundrazi ditët e nxehta nisin në shtator. Shqipëria është në një alarm të madh, dhe një alarmi të madh duhet ti përgjigjemi me një front të madh kombëtar.Situata ku gjendet sot Shqipëria është një nga situatat më të këqija që ka pasur ndonjëherë. Është në kufijtë e humbjes së identitetit të saj, të rrëzimit të shtetit të saj.
Duke iu referuar audiopërgjimit Biba-Bianku në Strasburg akuzoi Ramën se ashtu siç po bën me reformën në drejtësi e pronat kërkoi të shantazhonte gjyqtarin e Strasburgut.
Monika Kryemadhi:"Kur merr guximin për të shantazhuar gjyqtarin e Strasburgut që tu vjedhë pronat shqiptarëve, mendoni çfarë mund të bëjë ai me gjyqtarët e prokurorët në Shqipëri"
Një ditë më parë Kryemadhi njoftoi se PD e LSI do të dalin me një kandidat të përbashkët për Tiranën për të fituar garën. Gjithashtu opozita e bashkuar po punon për një platformë për të nxjerrë shqiptarët nga kriza.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-ditet-e-nxehta-te-politikes-nisin-ne-shtator