Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se këtë vit, numri i turistëve është rritur me rreth me mbi 20 për qind, duke nënvizuar se nëse vitin e shkuar të ardhurat nga turizmit, kanë qenë 1.7 miliardë euro, këtë vit kjo shifër do të shkojë në rreth 2 miliardë euro.
Klosi: Turistët e huaj kanë vizituar plazhet shqiptare që nga muaji maj dhe qershor, duke shënuar një numër shumë të lartë këto muaj. Duke shpresuar që edhe muaji shtator dhe tetor, do të jenë muaj të plota për sa i përket sistemit të turizmit. Nuk duam që sezoni turistik të jetë me muaj, duke kërkuar fasha të ndryshme turistësh. Ne duhet të shtojmë ofertën për turizmin malor.
Shifra që kemi sot, pa dy ditë të muajit gusht është 1 mln e 400 mijë pushues, krahasuar me muajin gusht të vitit 2017 është 20 për qind më shumë. Parashikojmë që shifra të shkojë 1 mln 400 e 70 mijë, duke shënuar 20 e ca për qind rritje. Rritja më e madhe shënohet në korrik dhe në gusht.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-2-miliarde-euro-fitime-nga-turizmi-kete-vit