Sulmi ndaj Lalës, Demalia: Media të bojkotojë tre ditë Ramën, gazetarët t'i përgjigjen me skandale

Ora News Lajme 2018-08-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke e cilësuar të paprecedent sulmin ndaj gazetares së kronikës Klodiana Lala, analisti Ilir Demalia thotë se media duhet të bojkotojë në mënyrë simbolike për tre ditë kryeministrin Rama.

Demalia: Unë mendoj që Shoqata e Mediave duhet ti bëjnë bllok tre ditë çdo lajmi të Edi Ramës, çdo lajmi të qeverisë së rilindjes.

Për Ora News, Demalia tha se gazetarët janë lajmës dhe lajmësi nuk është prekur as në luftë.

Sipas tij sulmi ndaj medias është nxitur dhe frymëzuar nga vetë kryeministri Rama me qasjen që ai në vijimësi ka pasur ndaj saj.

Demalia: Gazetarët janë lajmës dhe lajmësi që në kohët e lashta dhe me kodet zakonore nuk sulmohet. Kur është edhe luftë dhe vjen lajmësi, prehet lufta derisa të kalojë lajmësi. Sulmi ndaj fjalës së lirë përbën krim shumë të rëndë dhe nuk është rastësi në Shqipëri sepse vetë politika dhe vetë kryeministri Rama gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur një sulm të paprecedent, të pa moral dhe të pa principtë ndaj medias.

Media sigurisht ka defektet e saj por në asnjë mënyrë një kryeministër i një shtetit, një lider i një shteti nuk mund të sulmojë mediat duke i quajtur kazan. Kjo ka ardhur nga ankthi që Edi Rama ka pasur ndaj medias dhe që e ka, është munduar të eleminojë median dhe të blejë mediat në Shqipëri. E gjithë kjo pastaj krijon këtë atmosferë sepse vetë krimi i banditëve, cubave frikacakë që mundohen të kërcënojnë gazetarët për fjalën e lirë dhe të vërtetën tregon gjendjen e tyre të panikut por unë kam një sugjerim.Në asnjë mënyrë gazetarët nuk duhet të frikësohen.Frika është ajo që duan të bëjnë banditët.Nuk mendoj se bandidët dhe cubat e Rilindjes do t'ia arrijnë qëllimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sulmi-ndaj-lales-demalia-media-te-bojkotoje-tre-dite-ramen-gazetaret-ti-pergjigjen-me-skandale

Share This Video


Download

  
Report form