Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ndryshon qëndrim. Në një prononcim për median, një ditë pasi Gjykata e Strasburgut konfirmoi 'qasjen e papërshtatshme" të takimit mes Denar Bibës dhe Ledi Bianku, Denar Biba pranon se biseda e tij ka qenë për shtyrjen e çështjeve të pronave por thotë se Bianku nëse i dukej qasje e papërshtatshme mund ta kishte ndërprerë bisedën
"Kam kërkuar që zoti Bianku të ndihmojë shtetin shqiptar. Më vjen keq që Bianku nuk e ndau me mua atë qasje të tij. Ta ndërpriste dhe të thoshte që kjo ishte e papërshtatshme. Bianku nuk e ndërpreu bisedën dhe nuk e shfaqi asnjë shqetësim"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/audiopergjimi-denar-biba-sulmon-biankun-me-vjen-keq-qe-bianku-nuk-me-tha-mua