Ora News - Zhduken dajë e nip në Shkodër prej 6 ditësh

Ora News Lajme 2018-08-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dajë e nip nga Shkodra rezultojnë të zhdukur prej 6 ditësh. Kanë qenë bashkëshortet e Agron Mollës, 47 vjeç, banor i fshatit Dobraç të Shkodrës dhe e Gëzim Hysajt, 56 vjeç banor i fshatit Myselim në Postrribë të Shkodrës që kanë bërë denoncimin në polici.

Dajë e nip rezultojnë të zhdukur prej mbrëmjes së 23 gushtit, ndërsa denoncimi për ta në polici është bërë më 24 gusht.

Bashkëshortja e Gëzim Hysajt i kërkon policisë dhe medias ta ndihmojnë për të gjetur bashkëshortin e saj, të cilin nuk e ka parë që prej orës 20:20 të së enjtes së 23 gushtit

" Në orën 20:20 burri im doli nga shtëpia për të takuar një shok në qytet. Që prej asaj dite nuk kemi asnjë të dhënë tjetër. Nga sa kam kontaktuar me familjen e nipit të tij, ky i fundit ka dalë nga shtëpia në orën 21:30 pasi e kishte kërkuar dikush. Më pas asgjë," tregon bashkëshortja Saimira Hysaj.

Agron Molla ka dalë nga banesa në orën 21:30 pikërisht në momentin kur telefoni i dajës është mbyllur.

"Atë ditë deri në orën 21:30 telefoni i bashkëshortit ka qenë i hapur dhe më pas është mbyllur. Nuk dimë të ketë pasur konflikte. Shkonte në Shkodër të punonte si çdo njeri tjetër" tregon ajo.

Gëzim Hysaj është babai i katër fëmijëve ndërsa Agron Mollaj është babai i tre fëmijëve.

. Nuk dihet nësë ata janë takuar por aktualisht mbeten të dy të zhdukur. Policia zyrtarisht i ka shpallur burrat në kërkim ndërsa mësohet se po heton rrethanat e zhdukjes për të zbardhur nësë bëhet fjalë për pengmarrje, vrasje apo ndonjë skenar tjetër.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-daje-e-nip-6-dite-te-zhdukur

Share This Video


Download

  
Report form