Ora News - Ambasada e SHBA thirrje gjyqtarëve: Aplikoni në KLGJ

Ora News Lajme 2018-08-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një javë pas rihapjes së garës për gjyqtarët që janë ftuar të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë u është drejtuar me një thirrje të gjithë gjyqtarëve të të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e Apelit që të bëjnë përpara dhe t?i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në faqen zyrtare në fb, Ambasada shprehet se "Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj"teksa fton gjyqtarët të aplikojnë në https://bit.ly/2P7bVKk.

Gjykata e Lartë rihapi garën me 22 gusht, duke ftuar gjyqtarët të aplikojnë. Me anë të thirrjes së bërë më 22 gusht kërkohet një gjyqtar nga Apelet e rretheve të garojë për t?u bërë pjesë e KLGJ-s, Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili me Reformën në Drejtësi zëvëndëson KLD.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilët 10 janë, ndërsa mungon një, pasi gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva u shkarkua nga Vetting-u duke e lënë vendin vakant.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ambasada-e-shba-thirrje-gjyqtareve-aplikoni-ne-klgj

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS