Opozita akuzon kryeministrin per lidhje korruptive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka thënë këtë të martë se qeveria Rama i jep tenderat në mënyrë klienteliste.



Deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka thënë se mënyra e vetme për të fituar punë publike në Shqipëri është lidhja me kryeministrin dhe të afërmit e tij.

 

?Në Shqipëri, mund të fitosh një tender publik vetëm nëse je i lidhur me qeverinë. Rasti i Mond Begos i cili pasi ka ndryshuar katër apo pesë emra duke krijuar kompani nga hiçi për të fituar tendera publikë. Ky nuk është vetëm konkluzioni i Partisë Demokratike, ky është konstatim i raportit të fundit të DASH, i Gjykatës Europiane të auditimit dhe strategjisë së zgjerimit. Por kjo fatkeqëisht është dhe e vërteta e publikuar nga raportet e Agjensisë së Prokurimit Publik. Por, për të përfituar një tender publik është e domosdoshme që të jesh edhe brenda rrethit familjar të kryeministrit Rama, oligark brenda kryeministrit, ose kriminel me rekorde kriminale.

Firma ABS që Partia Demokratike po denoncon sot,  jo rastësisht është e lidhur me familjen e kryeministrit, ka mundur të përfitojë 15.6 milion euro tendera nga shtatori 2013 deri më sot. Kompania ?Advanced Business Solutions? zotërohet në bashkëpronësi nga baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu, i cili së bashku me kompaninë B360 marrin pjesë gjithmonë në të njëjtat tendera, gjithmonë duke ndarë përfitimet me njëri-tjetrin. Si rregull për ta bërë garën në dukje të ligjshme, por nga ana tjetër është thjesht vetëm një farsë. Në tenderin e fundit të ofruar nga OSHEE me një vlerë prej 1.94 mld lekësh (të vjetër) kompania ABS ka pasur ofertën më të lartë dhe përsëri ka fituar.

Ndërkohë që kompania B360 shpk ka marrë pjesë në këtë tender si spectator. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike këtu publikon të 27 tenderat që kjo kompani ka fituar nga shtatori 2013 e deri më sot.  Të gjitha këto tendera janë qoka që kryeministri ka rezervuar nga tepsia e parave publike, për njeriun e familjes së tij. Tenderi më i fundit i marrë nga kompania e tij nga AKSH-i, ka një vlerë prej 1.56 miliardë lekësh dhe përsëri ka fituar oferta më e lartë. Tenderat që i shpërndahen oligarkëve, ofiqarëve të PS-së, të inkriminuarve që mbajnë me oksigjen deputetët e mazhorancës dhe së fundi familjen e kryeministrit, janë një provë e rëndë për krimin që po kryhet me tenderat publik në Shqipëri.

Këto janë një tjetër dëshmi që provon akuzën e ngritur nga Partia Demokratike dhe faktuar edhe nga Gjykata e Auditit të Bashkimit Europian se 1 në 3 tendera jepet pa garë, 1 në 3 tendera jepet abuzivisht. Jo vetëm kaq, shembulli i kompanisë së baxhanakut të Ramës, dëshmon edhe raportimet e Departamentit Amerikan të Shtetit që thekson se ?Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme.? Vetëm për vitin 2017 sipas të dhënave publike të disponueshme online nga Agjensia e Prokurimit Publik, 1281 ose 26% të tenderave të prokuruar, ...

Share This Video


Download

  
Report form