Ora News - Ish- të dënuarit në Itali i bëjnë atentat në Lezhë, më pas djegin makinën

Ora News Lajme 2018-08-28

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një atentat me armë është organizuar mbrëmjen e sotme ndaj një 35 vjeçari nga Mirdita në Ishull Lezhë. Për pasojë, Arben Gjini ka marrë një plumb në shpatull dhe një në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonë rreth orës 20:45 minuta të së hënës 27 gusht.

Gjendet makina e djegur

Policia lokale sqaroi disa minuta më pas se një automjet tip Benz është gjetur i djegur në Kolsh-Lezhë. Automjeti rezulton i vjedhur dhe dyshohet se është përdorur nga autorët për të kryer atentatin.

Në jo pak raste, autorët e ngjarjeve kriminale kanë djegur automjetet pak orë pasi kanë realizuar planin e tyre për të humbur gjurmët.

Kush eshte objektiv i atentatit?

Gazetari i Ora News, Elvis Hila informon se Arben Gjini ka qenë i dënuar më parë në Itali për drogë dhe se dyshohet se është i përfshirë në trafikimin e kanabisit në Itali, ndaj dhe hetimet janë vendosur pikërisht në këtë pikë.

Pas atentatit 35-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë: Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, në Kolsh-Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-qellohet-me-arme-zjarri-nje-person

Share This Video


Download

  
Report form