Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ata që i kaluan me sukses provimet e maturës, këto ditë të fundit të gushit janë në pritje të publikimit të listave të fituesve për në Universitet, të tjerët që nuk ia dolën të paktën në një nga testet e kanë edhe një mundësi të dytë.
Të hënën ata që rezultuan mbetës në provimin e Gjuhës së Huaj i kanë testuar sërish njohuritë në këtë provim.
Në total janë rreth 3 mijë e 5 maturantë të vlerësuar me notë negative, që duke nisur nga data 27 gusht do të japin provimet e vjeshtës.
I dyti është ai i Gjuhës Shqipe dhe do të zhvillohet më datën 30 gusht. Ky provim do të pasohet me atë të matematikës më datën 3 shtator, ndërsa testimi i fundit do të jetë ai i lëndëve me zgjedhje që do të zhvillohet më datën 7 shtator.
Tezat nuk do të jenë po ato në të cilat u testuan maturantët në qershor, por rezulton se niveli i vështirëisë do të jetë po i njëjti, me synim që të gjithë të vlerësohen në mënyrë të barabartë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/provimet-e-vjeshtes-3-mije-e-500-maturante-mbetes-zhvillojne-provimin-e-pare