Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre vjet më parë, Rr. ?Danish Jukniu? në Njësinë 2 ishte një ferrishte dhe pa infrastrukturë urbane. Kryebashkiaku Erion Veliaj, asokohe në fushatë, u premtoi banorëve se kjo rrugë do të shndërrohej në një nga rrugët model të Tiranës. Ai u rikthye aty për të përuruar rrugën e re dhe për të mbajtur fjalën e dhënë tre vjet më parë. Kjo është hera e parë që investohet në Rr. ?Danish Jukniu?, e cila tashmë është e pajisur me trotuare, ndriçim LED dhe infrastrukturë nëntokësore.
Veliaj ndau me banorët kënaqësinë për cilësinë e punimeve të kryera. ?Mbaj mend kur kemi qenë këtu me banorët dhe ka qenë një ferrishte e jashtëzakonshme; një e tatëpjetë e mbushur me dhè, me inerte, ku njerëzit e ardhur nga çdo cep i Shqipërisë kanë munduar të krijojnë jetën e tyre, ama pa infrastrukturë. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve dhe më vjen mirë që e mbajtëm këtë premtim. Një rrugë, e cila është për t?u pasur zili edhe nga zonat në qendër të Tiranës sepse ndriçim LED nuk kemi as në qendër të Tiranës?, u shpreh ai.
Kryebashkiaku falenderoi qytetarët për bashkëpunimin e treguar, duke ndihmuar bashkinë që ta zbatojë projektin me të gjitha parametrat. ?Jam shumë i lumtur që sot jeta e këtyre banorëve është bërë pak më e mirë, më e lehtë, më e këndshme. Banorët kanë qenë shembullorë, i falenderoj me gjithë zemër; secili ka pranuar të tërheqë pak murin, për të liruar pak trotuar, që krijon një brez të sigurt për fëmijët, për këmbësorët, për familjarët. Do të doja ta mirëmbanim këtë investim. Mirëmbajtja e investimeve na mundëson të investojmë te blloku tjetër?, shtoi Veliaj.
Ai tha se viti i katërt i mandatit në krye të Bashkisë së Tiranës do t?i kushtohet kryesisht periferive të Tiranës, në mënyrë që zonat tërësisht informale të urbanizohen dhe banorët të ndjejnë se janë qytetarë të Tiranës. ?Në këtë mandat kemi ndjekur një filozofi: viti i parë ka qenë viti i emergjencave; viti i dytë ishte viti i qendrës, me rregullimin e pikave kryesore si bulevardi apo sheshi; viti i tretë ishte viti i fshatrave, duke bëmë një lidhje të të gjitha fshatrave e komunave që u bashkuan me Tiranën. Vitin i katërt është viti i periferive, do të thotë se do të investojmë në zona si Sauku, Selita, Fresku, Kashari dhe Unaza e Re?, shtoi Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-perfundon-ndertimin-here-te-pare-te-rr-danish-jukniu-njesia-2