Report Tv-Momenti i largimit te autoreve nga skena , pas djegjes se makines

Report TV 2018-08-26

Views 0

REPORT TV publikon pamjet e djegies së makinës së n/kryetarit të PD në Mallakastër, Hajredin Serjanaj, ndërsa PD akuzon policinë se hesht dhe nuk po zbardh ngjarjen. Pas publikimit të videos në një lidhje telefonike për Report Tv, Hajredin Serjanaj akuzoi policinë se tentoi ta mbyllte ngjarjen si aksident, ndërsa shtoi se qëllimi i autorëve ishte asgjësimi i tij, pasi vendi ku ishte parkuar makina ishte shumë pranë dhomës së gjumit.

Faktet tregojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ne kemi pamjet, që tregojnë s makina mori flakë menjëherë, sikur duket nga pamjet e kamerave. Unë nuk kam pasur konflikte personale, gjithmonë kam qenë në terren për ndërtimet pa leje, konfliktet e pronësisë dhe problemet e tjera. Unë mendoj se lidhet me detyrën. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe ka pasur një tentativë për ta pasur si ngjarje jo të qëllimshme. Shefi Ballshit tha është më mirë ta nxjerrim aksident dhe pasi ka ardhur n/ drejtori i Fierit, shefi i krimeve u ka thënë është aksident dhe në media është shfaqur si ngjarje aksidentale. Unë nuk dyshoj në emra konkretë, unë jam në një detyrë që përballem cdo ditë. Kur ndodhi shpërthimi unë isha në banesë bashkë me familjen time. Familja u rrezikua nga shpërthimi, pasi dera ishte hapur. Kjo ishte një tentativë jo vetëm për djegien e makinës por edhe asgjësimin tim, pasi ishte shumë pranë dhomës së gjumit. Në polici jam thirrur njëherë për dëshminë pas ngjarjes.

Hajredin Serjanaj

Share This Video


Download

  
Report form