Report TV - PD nxjerr dokumentet: Edmond Bego, mik i Ballës fitoi 14 mln euro nga tenderat

Report TV 2018-08-25

Views 2

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi në një deklaratë për shtyp akuzoi sërish biznesmenin Edmond Bego, i cili u la i lirë pak ditë më parë nga autoritetet greke, pasi rezultoi të mos ishte në kërkim nga Italia.

Boçi thotë se ky person është përfitues i tenderave publikë me vlerë 14 milion euro për shkak se është mik i Taulant Ballës. Për të faktuar këtë Boçi nxori edhe disa dokumente të tjera. Sipas tij, pavarësisht fakteve Prokuroria hesht sepse i shërben pushtetit.

"Prokuroria hesht, pavarësisht se Partia Demokratike ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit për t?i dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra i Taulant Ballës. Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik parashikon qartë përjashtimin nga një punë me para publike të çdo ofertuesi, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale. Prokuroria hesht si shërbëtore besnike e krimit me pushtet, pavarësisht se miku familjar i Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge, ka përfituar pasuri nga disa punë publike në kundërshtim me ligjin, duke nisur me 10 milionë euro nga rruga e re Tiranë-Elbasan. Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, nën mburojën politike të Taulant Ballës dhe më shkelje të plotë të ligjit të prokurimt publik, që skualifikon automatikisht të dënuarit, pjesë e organizitave kriminale, trafikanti i drogës ka përfituar:

? 641 milionë lekë nga OST për mirëmbajtje rrjeti

? 1 miliard lekë sërish nga OST për nënstacionin Librazhd

? 3 miliardë lekë nga OSHEE për disa kabina elektrike
Dhe, pavarësisht faktit që i ka përfituar 10 milionë ruro dhe 6.4 miliardë lekë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, që skualifikon të dënuarit, anëtarë të organizatave kriminale, si miku i Taulant Ballës, prokuroria hesht"

Share This Video


Download

  
Report form