Përfundon mbledhja informale e qeverisë në Vlorë, ndryshimet e mundshme të ministrave në shtator

Report TV 2018-08-25

Views 0

VLORË- Pas dy ditësh ?ankorim?, zbulohen detaje nga diskutimi në mbledhjen e qeverisë në rezidencën nr.1 në qytetin bregdetar. Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama dhe ministrat u mblodhën dhe në orën 10:00 nisi mbledhja, e cila zgjati për disa orë. Report Tv mëson gjithashtu se data e Asamblesë së Përgjithshme të PS do të jetë 7 shtatori, data më e mundshme edhe për ndryshimet në qeveri.

Report Tv mësoi se Rama dje nuk pati në mbledhje asnjë kritikë apo preferencë personale për ministrat e qeverisë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton nga Vlora, se në mbledhje u përcaktuan dy shtyllat ku socialistët do të vijojnë aksionin e tyre qeverisës.

E para lidhet me strategjinë politike të PS-së, për të maksimizuar votat në zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe e dyta në ofertën që socialistët pritet ti ofrojnë opozitës për një bashkëpunim me fokus në realizimin e reformave për të dalë para BE-së me një qëndrim të përbashkët se vendi është gati për hapjen e negociatave.

Mësohet se kryeministri ka ndarë detyrat për ministrat, të ndara sipas dikastereve. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ka shumë mundësi që ndryshimet në qeveri të shtyhen pas zgjedhjeve. Vetë Rama paralajmëroi në pranverën e këtij viti, se vjeshta do të ketë ndryshime në kabinetin e qeverisë bazuar në performancën e ministrave, por përveç datës 7 shtator nuk përjashtohet as mundësia që ndryshimet të shtyhen për vitin tjetër.

Mbledhja e qeverisë në Vlorë, më shumë se një mbledhje qeverie pati tiparet e një mbledhjeje të PS-së, ku nuk munguan dy eksponentë shumë të rëndësishëm në PS, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në mbledhje gjithashtu u diskutua për një strategji politike për komunikimin me publikun, dhe hartimi i një plani 1-vjeçar pune, ku do përcaktohen objektivat e qeverisë dhe performanca e qeverisë. Në mbledhjen e qeverisë në Vlorë morën pjesë ministrat. Mbledhja u zhvillua nën masa të shumta sigurie. Edhe në baret dhe restorantet pranë rezidencës u vendosën roje të Gardës së Republikës.

Share This Video


Download

  
Report form