Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Europa u përball me rekordin më të lartë të të prekurve nga fruthi, por në Shqipëri autoritetet shendetësore bënë me dije se situata është në kontroll. Mjekët infeksionit u shprehen se Europa ka 2 vite që përballet me këtë epidemi dhe shkak është mungesa e vaksinimit.
Europa u ndesh me numrin më të lartë të pacientëve të prekur nga fruthi, me 41 mijë të prekur dhe 37 viktima.
Ndërsa për Shqipërinë autoritetet shëndetësore sqaruan se situata është nën kontroll. Por përse është kjo situatë në Evropë dhe a ka raste të reja në Shqipëri? Mjeku infeksionit, Gentian Stroni, bën ka këtë argument.
Stroni: Ne vetëm këtë vit kemi pasur situata të fruthit që filluan në 6 janar të këtij viti dhe pati një kurbë ngritëse dhe një kurbë rënëse. Pse ka ndodhur? Një nga arsyet mund të ishte dhe zinxhiri i vaksinimit që ka ndodhur në këta njerëz të cilët praktikisht kur janë vaksinuar mund të mos kenë arritur të marrin imunitetin maksimal prej kësaj vaksinë. Ekzistojnë dhe xhepa të cilët krijohen sepse edhe vaksina vetë nuk mbron popullatën 100% por thuhet se efektiviteti i saj mund të shkojë 96-97% në rastet më të mira.
Maqedonia fqinje, Serbia, Greqia, Italia prej muajsh përjetuan situatat epidemie nga fruthi, ndërsa OBSH bëri thirrje të gjitha vendeve që menjëherë të zbatojnë masa të përshtatshme si vaksinimi për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje.
Për Shqipërinë, ISHP tha se gjatë këtij viti janë kryer mbi 77.500 vaksinime, nga të cilat mbi 26400 janë vaksinime të personave të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar.
Prej dy viteve vazhdon vaksinimi i personave të datëlindjeve 1980-1990 që janë me një doze, ndërkohë që është bërë dhe vaksinimi i personave të moshave 16-20 vjeç.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/semundja-e-fruthit-ne-shqiperi-epidemia-u-shenua-ne-janar-shkurt