Një sipërfaqe pyjore me pisha në afërsi të lumit Seman është në pushtetin e flakëve. Forcat zjarrëfikse të qarkut të Fierit prej disa orësh po përpiqen ta vendosin nën kontroll zjarrin.
Por ndërhyrja nga toka nuk mjafton.
"Jemi në kontakt të vazhdueshëm, me qendrën e Emergjencave Civilie, të cilat janë në gadishmëri".
Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.
?Akoma nuk e dimë, policia po heton, por ju lutem qytetarëve të jenë të kujdesshëm?.
Vitin e shkuar situata për shkake të zjarreve ishte shumë e rënduar në shumë zona të vendit ku kostot për operacionet e shuarjes se tyre i kaluan 1 milion Euro. Ishin 900 vatra zjarri që shkrumbuan mbi 1200 hektar sipërfaqe me pyje dhe kullot vetëm gjatë muajve të verës.