Ora News - Lura, aty ku myslimanë dhe të krishterë kremtojnë bashkë festat e besimit

Ora News Lajme 2018-08-21

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Lurën e 12 liqeneve; jetojnë në harmoni të plotë komunitet fetare mes njëra-tjetrës. Në ritualet e myslimanëve si falja e Kurban Bajramit marrin pjesë të krishterë sikundër në meshat katolike janë pjesëmarrës edhe myslimanët. Një shembull i rrallë për modelin e të cilit kanë nevojë vendet e tjera në një kohë kur krimet dhe aktet terrosite ndodhin në emër të fesë.

Udhëtimi drejt Lurës është i vështirë.Rruga e amortizuar lënë prej vitesh në harresë, nuk te lejon të shijosh panoramën mes maleve duke të detyruar të lëvizësh me kujdes dhe makina të larta.

Nga Tirana, duhet rreth 4 orë për të prekur një nga zonat më të bukura në vendin tonë.

Investimet kanë munguar, vetëm në mënyrë sporadike ata që e njohin mirë zonën janë rikthyer për të bërë investimet e tyre.

Vlerat natyrore, bimësia janë dëtmuar por pasurinë e religjionit përmes harmonisë fetare nuk e ka zhbërë njeri.

Në këtë park kombëtar prej 1300 ha, rrethuar nga malet me lartësi 1700-2000m, janë rreth 300 shtëpi, disa fshatra.

Familje të cilat kanë vendosur të mos braktisin shtëpitë e tyre pavarësisht izolimit që të shkakton mungesa e rrugës.

Pak e dinë që Lura përveç kësaj panorame natyrore, mbart edhe vlera fetare.

Lura është shembulli i një vendi si Shqipëria dhe jo vetëm, ku komuniteti përmes besimit jeton i paqtë duke respektuar ritualet e secilit dhe festat e secilit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lura-aty-ku-myslimane-dhe-te-krishtere-kremtojne-bashke-festat-e-besimit

Share This Video


Download

  
Report form