Ora News - PD pyet Taulant Ballen: Sa herë ke komunikuar me Edmond Begën në 068....?

Ora News Lajme 2018-08-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzon qeverinë, parlamentin, prokurorinë dhe policinë se po heshtin lidhur me arrestimin e Edmond Begos për ti thënë kohë Taulant Ballës "që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega"

"Në vend që policia t?u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht. Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht. Ne vend që Edi Rama t?i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht" u shpreh sot deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për median nga selia PD.

Alibeaj beri dhe disa pyetje per Taulant Ballen.

"Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.

Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?

Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?

A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Deputeti demokrat ngriti disa pyetje institucioneve për të cilat kërkon përgjigje:

"Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare? Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-pyet-taulant-ballen-sa-here-ke-komunikuar-me-edmond-begen-ne-068

Share This Video


Download

  
Report form