Gjykata greke le ne burg biznesmenin shqiptar

RTV KLAN 2018-08-20

Views 0

Gjykata e Igumenicës vendos të lërë në "arrest me burg" biznesmenin shqiptar Edmond Bego i arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit mbrëmjen e së shtunës teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz. Autoritetet greke e ndaluan Begon për shkak të një dënimi të dhënë nga Gjykata e Apelit e Torinos me 11 vjet burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Për këtë shkak, Bego do të mbahet në qeli derisa të sqarohet ky dënim nga autoritetet italiane dhe nëse këto të fundit do të vendosin të kërkojnë ekstradimin e 49-vjeçarit.

Mësohet se Bego ka paraqitur në seancë një vendim të Gjykatës së Lartë në Shqipëri të vitit 2010 që kishte bërë njohjen e dënimit, duke caktuar përfundimisht për të, vetëm 4 vjet e 4 muaj heqje lirie. Uljen e dënimit ai e kishte përfituar për shkak të aplikimit të ligjit italian për amnistinë e përgjithshme. Në momentin e ndalimit Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria drejt Greqisë.

Ky arrestim u pasua me deklarata politike në Tiranë. Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Edi Paloka tha se megjithëse i dënuar në vendin fqinj, Bego nuk ishte arrestuar në Shqipëri për shkak të lidhjeve me qeverinë duke akuzuar kreun e grupit socialist, Taulant Balla. Kjo akuzë u hodh poshtë nga Balla, i cili në rrjetet sociale e konsideroi sulmin e opozitës si ?Babale 3?.

Share This Video


Download

  
Report form