Policia Rrugore e Durrësit, masa për parandalimin e aksidenteve, pezullohen 28 leje drejtimi

Report TV 2018-08-17

Views 0

DURRËS- Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë 48 orët e fundit si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 11persona për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi, dhe është arrestuar në flagrancë 1 person për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Deklarata e Policisë:

Qarkullimi Rrugor Durrës gjatë 48 orëve të fundit. Vijon zbatimi i planit të masave nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës për kontrollin e drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije alkoolike dhe drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi.

Qëllimi : parandalimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në 48 orët e fundit si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 11 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:

? janë pezulluar 28 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë;

? janë ndëshkuar 134 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

? janë ndëshkuar 126 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

? janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Share This Video


Download

  
Report form