Report TV - Përfundon ndërtimi i Rr. 'Faik Konica', Veliaj: Qyteti bëhet më i bukur kur vëmë dorë

Report TV 2018-08-16

Views 0

Nga një rrugë e lënë në harresë dhe ku mbizotëronte balta dhe pluhuri, tashmë segmenti që lidh stadiumin ?Qemal Stafa? me Fakultetin e Gjeologjisë është kthyer në një nga rrugët më të bukura të Tiranës, e cila shërben edhe si pedonale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e kryera, ndërsa theksoi se falë vizionit dhe këmbënguljes, sot Tirana ka një nga rrugët më të bukura, e shtruar me kalldrëm dhe mermer. Ai falenderoi edhe qytetarët që bashkëpunuan dhe mundësuan që ky investim të bëhej sipas të gjitha standardeve.

Kjo është pa dyshim një nga rrugët më të bukura të Tiranës. Siç thoshte Faiku i madh, ?Shqipërinë s?e kuptova ndonjëherë?, shumë herë kemi pasur momente të tilla kritike në këtë rrugë, ku përpjekja për të bërë trotuare haste rezistencën e dikujt që duhej të tërhiqte pak avllinë e vet, dhe nevoja për një korsi biçikletash haste rezistencë nga i forti i lagjes, i cili thotë: Range im meriton të ketë gjithë hapësirën e mundshme. Në fakt, në një qytet demokratik, ka hapësirë edhe për Range, edhe për biçikletat, edhe për të vënë tavolinat për kafe, por edhe për një trotuar ku nënat me fëmijë, të moshuarit apo paraplegjikët me karrocë, të kenë mundësi për akses.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Share This Video


Download

  
Report form