Këtë Shtator edhe shkolla "Kosova" do të hapë dyert për të mirëpritur më shumë nxënës nga sa kishte përpara rikonstruksionit. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj teksa vizitoi të vegjlit e qendrave sociale që janë bërë pjesë e kampit veror të ngritur nga Bashkia në kodrat e liqenit artificial.
"Do të bëjmë disa gjëra fantastike për fëmijët këtë vit. Së pari, do të hapet shkolla ?Kosova? tek Njësia 2, një shkollë e re fantastike. Për të gjithë fëmijët e Njësisë 2, të zonës së Saukut, të Rr. së ?Elbasanit?, të Shkollës ?Labinoti? dhe Liceut, ku për shkak të mungesës së një shkolle të re bënin mësim me dy turne, do të kalojnë me një turn sepse hapja e shkollës ?Kosova?, tani jo 4 vjeçare, por 9 vjeçare, do të akomodojë shumë fëmijë".
Po ashtu edhe këtë vit Bashkia do të vazhdojë në të gjithë kopshtet e Tiranës me një menu të re ushqimore. Veliaj vlerësoi se ngritja e kampeve verore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, e cila u jep të gjithë vogëlushëve një mundësi.