Ora News - Vllaznia nis të lëvizë, Lika: Vij këtu për t'i ngjitur në Superiore

Ora News Lajme 2018-08-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthehet sërish në Shkodër, por këtë herë për të drejtuar Vllazninë në Kategorinë e Parë.

"Gjithmonë ka një herë të dytë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Në të njëjtën kohë falenderoj të gjithë ata që shprehen besimin për të drejtuar Vllazninë në këtë moment të vështirë. Por besoj se të gjithë së bashku do të mund të realizojmë atë objektiv, ngjitjen në Superiore.

Hasan Lika bëri pasdreken e së hënës prezantimin e parë me lojtarët kuqeblu që ka në dispozicion. Preferoi përpara se të nisë seancën stërvitore, që të flasë për mediat, ku u shpreh besimplotë se Vllaznia do të arrijë të kapërcejë situatat e vështira dhe të rikthehet në Superligë.

"Besoj se objektivi do të jetë mëse i arritshëm. Duke punuar të gjithë sëbashku besoj se do t'ia arrijmë. Normalisht vështirësitë qëndrojnë. Normalisht nuk është eksperienca e parë në këtë kategori, është e dyta. Ndoshta futbollistët e kanë për herë të parë. Është kampionat i fortë por me kontigjentin që kemi dhe me atë që çfarë mund të bëjmë në këto ditë. Pavarësisht që jemi pak me vonesë shpresojmë që të bëjmë më të mirën për të realizuar dhe objektivin.

Ekipi ka nevojë për përforcime dhe ky do të jetë një hap që do të hidhet nga Lika sëbashku me stafin drejtues, pasi për këtë ka marrë garancinë edhe nga presidentja Ademi.

Nisjen me vonëse të proçesit stërvitor nuk e sheh si një problem, ashtu si edhe garën që dhuron ky sezon futbollistik, ku optimizmin ai e ka edhe për kupën.

18 lojtarëve që kishte në dispozicion në seancën e parë u bëri vetëm disa vrapime dhe ushtrime gjimnastikore, për të përcaktuar ditët e ardhshme agjenden e plotë që do të ndjekë për këto javë deri në nisje të kampionatit me 9 shtator. Hasan Lika daljen e tij e bëri i shoqëruar nga administratori Suad Lici, ndërsa në ditët e ardhshme do të zgjedhe stafin bashkëpunëtor që e theksoj se do të jetë nga Shkodra.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vllaznia-nis-te-levize-lika-vij-ketu-ti-ngjitur-ne-superiore

Share This Video


Download

  
Report form