Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Virusi i Nilit Perëndimor ka shkaktuar panik në Ballkan pasi në Serbi, Greqi, Rumani dhe Kosovë janë shënuar viktimat e para. As Shqipëria nuk është immune ndaj këtij virusi që shkakton sëmundje neurologjike por deri më tani specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk kanë konstatuar asnjë rast të prekur.
Silva Bino: "Në Shqipëri ka një survejancë, një sistem mbikqyrjeje edhe për virusin e Nilit perëndimor. Ne analizojmë të gjithë rastet që paraqiten pranë spitaleve publike apo private me temperaturë apo njolla të kuqe në lëkurë. Këto raste i ekzaminojmë për praninë e virusit të Nilit Perëndimor. Monitorojmë dhe shkaktarët e të gjithë encefaliteve, pra prekje të sistemit nervor.
Virusi transmetohet vetëm përmes mushkonjave dhe nëse dikush infektohet prej tij nuk e transmeton atë te të tjerët. Simptoma karakteristike nuk ka por nëse keni ethe, ndjeni dobësi apo evidentoni shenja të kuqe në trup duhet të konsultoheni me mjekun
Silva Bino: "Temperaturë e lartë, dhimbje muskularë, dobësi dhe dhimbje kockash. Në disa raste personat kanë disa njolla të kuqe në lëkurë.
Për Virusin e Nilit nuk ka vaksinë, por specialistja e ISHP, Silva Bino thotë se qytetarët duhet të tregojnë kujdes së pari me higjenën
Silva Bino: "Çdo qytetar duhet të jetë i përgjegjshëm për të kontrolluar mushkonjat, për të mos mbajtur ujra të ndenjura, ushqime të pakonsumuara, fruta apo mbeturina ushqimore përjashta në tavolina. "
Për herë të parë në Europë virusi i Nilit Perëndimor u zbulua në Çeki, te dy udhëtarë shqiptarë. Në vitin 2011 virusi u përhap edhe në vendin tone ku u infektuan disa persona por nuk u shënua asnjë viktimë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/virusi-nili-shkakton-panik-ne-ballkan-ne-shqiperi-ska-asnje-te-prekur