Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Grecalli të Fierit, fatmirësisht pa persona të lënduar. Djegia e banesës është bërë nga gruaja e pronarit të saj në mënyrë të qëllimshme. Pronari i shtëpisë Ardian Gjika thotë se nuk e kishte menduar kurrë se ajo do të ndërmerrte një veprim të tillë, ndërsa vetëm dje kishte ardhur në shtëpi pasi ishte larguar më shumë se 6 muaj më parë.
Ardian Gjika: Bëri edhe një herë një tentativë ajo zonja.
Sa takova një shok mora kafenë, zonja bëri tentativë për ta djegur një herë. Nuk e di ku vajti. Aty tek kthesa e pashë dhe i thashë se është shtëpia hapur. Sapo mora kafenë më thanë shokët po të digjet shtëpia.
-Pse ia kanë vënë flakën banesës?
Gjika: "Bë vaki do të ketë qenë me depresion. Më tha se do të iki te nëna. Mbrëmë ishte. I thashë do të çoj në darkë. Kemi dy fëmijë të vegjël. Mos u mërzit i thashë se marr makinën dhe në darkë do të shkojmë.
Është dëmtuar tërë malli që kisha. Tërë banesa. E pata 6 muaj përpara dhe iku dhe më tha mua do vij".
Njëra prej banesave është shkrumbuar plotësisht, ndërsa flakët kanë prekur edhe një banesë tjetër. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët e zjarrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-digjen-dy-banesa