Fluks pushuesish në Ranën e Hedhun në Shëngjin, rruga e asfaltuar dyfishon turistët

Report TV 2018-08-12

Views 0

Rana e hedhun në Shëngjin këtë sezon veror është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara nga pushuesit. Numri i turistëve që kanë zgjedhur këtë bregdet për të pushuar, është dyfishuar këtë vit, pasi udhëtimi drejt Ranës së Hedhun nuk është më një sakrificë si nje vit me parë, pasi rruga është asfaltuar në të gjithë gjatësinë e saj.

Zona më e lakmuar është zona e Ranës së Hedhun, duke përfituar edhe nga invesimi që është bërë nga bizneset private, kanë rregulluar kushtet për të shkuar deri tek Rana e Hedhun.

Gjok Caci, Administrator i Shëngjinit
Pavarësisht problematikës me mbeturinat në pjesën veriore të Ranës së hedhun, pushuesit shprehen se kjo zonë është më e pastër sesa disa bregdete të tjera.

Unë kam ardhur për herë të parë në Shëngjin, këtu uji është më i pastër se në qytet. Kam ardhur nga Gjermania, jam shumë i kënaqur edhe kushtet janë të mira.

Pushues
Isha në Golem dhe Durrës, por për mua ishte shumë kënaqësi të vij këtu. Mikpritja është e mirë dhe shërbimi shumë i mirë.

Pushues
Rana e Hedhur është një nga zonat më të rëndësishme të turizmit në Shqipëri, ndërsa vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe turistëve që e frekuentojnë

Share This Video


Download

  
Report form