Organizohet nata e katërt e festës së birrës në Korçë, qytetarë të shumtë shijuan birrën Tirana

Report TV 2018-08-12

Views 0

Magjike ngelet festa e birrës në Korçë.Tingujt e muzikës shoqëruar me shijen e pakrahasueshme të Birra Tirana kanë ndezur festën për banorët e qytetit juglindor dhe jo vetëm. Në natën e katërt kanë mbushur sheshin mijëra vetë. Ritmi i festës tashmë ndihet nëcep të këtij qyteti që prej fillimit të saj. Ndryshe nga netët e tjera, risia e natës që kaloi ka qenë prania e shumë vizitorëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ne jemi nga Pogradeci, vijmë çdo vit këtu, jemi shumë të kënaqur me shërbimin, birrat. Si gjithmonë birra tirana më e mira.

qytetari
Krahas tyre të shumtë kanë qenë edhe turistët e huaj. Ata kanë zgjedhur të kalojnë disa orë festive nën shoqërinë e Birrës Tirana dhe këngëve të interpretuara nga këngëtarë të njohur shqiptarë. Në edicionin e 12-të të Festës së Birrës, gjithçka duket edhe më e bukur, duke i veshur Korçës për net me radhë petkun e gëzimit, muzikës dhe kërcimeve nën shoqërinë e birrës.

Në natën e katërt të festës, tavolinat dhe stolat janë kthyer në minipista kërcimi, ku të gjithë i janë bashkuar atmosferës deri në orët e para të mëngjesit. Fundjava e ka rritur edhe më tepër numrin e pjesëmarrësve duke bërë që të shënojë pikën kulmore të vizitorëve. Tashmë kjo festëështë kthyer në një eveniment gjigant për qytetin juglindor duke kontribuar kështu në ekonominë e Korçës.

Share This Video


Download

  
Report form