Ora News - Më falni! Pendesa e shoferes që shkaktoi aksidentin tragjik ku vdiq dhe vajza 7 vjeçe

Ora News Lajme 2018-08-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jepet masa e sigurisë arrest me burg për drejtuesen e mjetit që aksidentoi për vdekje dy persona në Kamëz .

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e bërë nga prokuroria për lënien në burg të Rozina Kolecit deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Tre ditë më parë Koleci aksidentoi 7-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe Ramazan Ishën. Në kohën që është marrë në pyetje Koleci ka folur në gjendje të rënduar emocionale dhe ka shpallur pendesë për ngjarjen.

Ajo ka sqaruar se nuk ishte me shpejtësi dhe se e gjithçka ndodhi si pasojë e biçikletës e cila ka dalë në mënyrë të papritur në rrugë dhe është detyruar që të manovrojë duke humbur në këtë mënyrë kontrollin e automjetit.

Aksidenti u shënua tek shinat e trenit në Kodër Kamëz. Shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeçe që drejtonte makinën me targë AA071UA, fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.

Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur më pas edhe me një furgon të bardhë.

E mitura me iniciale E.N, 7 vjeçe nuk mundi t`i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në vendngjarje ndërsa e ëma, Valbona Ndreu dhe vajza tjetër e saj me iniciale E.N 6 vjeç u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht arritën të shpëtojnë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mbetet-ne-burg-shoferja-qe-shkaktoi-aksidentin-tragjik-te-8-korrikut

Share This Video


Download

  
Report form