Ekzekutohet ne lokal vëllai I këshilltarit bashkiak në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-10

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Vrasja e një 53 vjecari tronditi qytetin e Shkodrës mengjesin e kësaj të premteje. Fatbardh Lici u ekzekutua teksa kishte dalë për të pirë kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen ?Guerile?.



Persona që ndodheshin brenda një makine qëlluan ndaj Fatbardh Licit I cili gjeti vdekjen e menjehershme.



Pak minuta pas kësaj ngjarje të rëndë, policia e Shkodrës gjeti të djegur një makinë tip benz në fshatin Dobra, mjet me të cilin dyshohet se u krye atentati.



Megjithese janë ende orët e para pas ngjarjes, dyshimet më të mëdha lidhen me pistën e hakmarrjes pasi Fatbardh Lici mendohet se ka qënë I përfshirë në vrasjen e shtetasit Astrit Kurmemajt në mars 2011. Ai vuante dënimin në burgun e Shenkollit për vrasjen e Luan Mucës, por ndërsa ai kishte marre disa ditë leje nga burgu u qëllua për vdekje.



Ka dyshime të forta se edhe ngjarja e fundit në Shkodër ku vdiq 53 vjecari Fabardh Lici ka lidhje me këtë kalvar atentatesh dhe ngjarjesh të rënda.



Viktima është ndërkohe edhe vëllai I anëtarit të këshillikt bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici.

Share This Video


Download

  
Report form