Ora News - Mungesa e sigurisë, konsumatorët ankohen për cilësinë e ushqimeve

Ora News Lajme 2018-08-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konsumimi i ushqimeve jo të sigurta shpesh mund të vendosë në rrezik shëndetin. i tillë ishte edhe rasti i rreth 35 personave në Elbasan të cilët u helmuan nga ushqimet që konsumuan në dasmë. Por raste të tilla që burojnë nga produkte të pakontrolluara duket se janë të shpeshta në radhët e qytetarëve. Për Ora News ata tregojnë se janë helmuar nga ushqime të ndryshme e sidomos nga ato që i kanë përfituar në markete me ofertë.

Qytetarë: Kemi marrë djathë dhe djathi ishte i krimbur.

-200 lekë qofte të helmon.

Në këto kushte konsumatorët thonë se ndihen të pasigurt edhe pse kujdesi nga ana e tyre nuk mungon.

Qytetar: Mundohemi gjithmonë t'i zgjedhim ushqimet por nuk janë asnjëherë të sigurta.

Duket se disa e kanë gjetur zgjidhjen për të shtruar në tryezat e tyre ushqime që nuk iu rrezikojnë shëndetin.

Ndërsa të tjera i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse që të intensifikojnë kontrollet dhe të ashpërsojnë penalitet ndaj bizneseve që abuzojnë

Pavarësisht denoncimeve të qytetarëve por edhe masave të shtuara të organeve përkatëse, siguria ushqimore mbetet ende sfidë për qeverinë shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mungesa-e-sigurise-konsumatoret-ankohen-cilesine-e-ushqimeve

Share This Video


Download

  
Report form