Taulant Manaj, i njohur dhe si Taulant Beqiraj, 28 vjeçari nga Vlora në Qershor të ketij viti u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me arrest shtëpie për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë. Pikërisht ky rast ka sjellë reagimin e dy Ministrive, asaj të Brendshme që denoncon këtë rast abuziv të Gjykatës së Vlorës, por edhe Ministrisë së Drejtësisë që i është drejtuar Inspektoriatit të KLD për të hetuar me urgjencë mbi këtë vendim.
"Ky shkelës i ligjit, dy herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga Gjykata, falë gjyqtares Herila Çela, e cila nuk e ka për herë të parë shfaqjen në një pozicion tejet shqetësues në raport me ligjin - gjë për të cilën ajo ka qenë edhe më parë subjekt i inspektimit të Këshillit të Lartë Drejtësisë. Ne do të ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë pranë KLD marrjen e masave nëpërpjestim me shkeljen, deri edhe shkarkimin e gjyqtares".
Zv.ministri i Drejtësisë, në emër të qeverisë flet dhe për rezultatet e vettingut. Ai paralajmëron se largimi nga radhët e drejtësisë nuk do të jetë hapi i fundit për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.