Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD vijon të akuzojë qeverinë Rama për rrënimin e ekonomisë në vend. Në një konferencë për median nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku tha se aktualisht mungojnë 75 milionë dollarë në arkën e shtetit, si pasojë e mosbledhjes së taksave por dhe mbylljes së bizneseve.
Sipas Tabakut, futja në TVSh e 11 mijë e 500 subjekteve nuk ishte për të formalizuar ekonominë por për të favorizuar disa subjekte të mëdha që operojnë në sektorin e tregtisë pasi rezulton se janë mbledhur më pak të ardhura nga ky zë.
Jorida Tabaku: "Sado që qeveria përpiqet të mbulojë dështimin ekonomik, të përdorin raporte ndërkombëtare, e vërteta është ndryshme. Brenda 6 mujorit të parë arkës së shtetit i mungojnë 75 milionë dollarë. Kjo tregon rritjen e informalitetit por dhe faktin që bizneset sot janë duke përjetuar vështirësi."
Sipas Dorian Telitit përkeqësimi i situatës ekonomike ka ardhur nga politika e gabuar dhe klienteliste e qeverisë ndërsa theksoi se investimet nuk janë realizuar
Dorian Teliti: Duhet të rriteshin të ardhurat buxhetore me të paktën 6 % janë rritur vetëm 3 %. Qeveria ose të pranojë dështimin e politikave të saj e të thotë që ekonomia t është në krizë ose të pranojë që korrupsioni është përhapur në çdo qelizë të strukturave shtetërore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-arkes-se-shtetit-i-mungojne-75-milione-dollar