Ora News -Tiranë, përplasen nga makina: vdes çiklisti e 7 vjeçarja, rëndë nëna e vajza tjetër

Ora News Lajme 2018-08-08

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana u trondit mëngjesin e sotëm nga një aksident i rëndë deri tani me dy viktima, njëra prej tyre një vajzë 7 vjeçe.

Në orën 08: 40 shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeç ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një çiklist dhe më pas me nënën 29 vjeçe dhe 2 vajzat e saja, 7 dhe 6 vjeç.

Nga përplasja e tmerrshme humbi jetën në vend personi që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe vajza 7 vjeçe.

Ndërkohë u dërguan në spital nëna, Valbona Ndreu, 29 vjeçe dhe vajza tjetër e saj E. N., 6 vjeçe.

Nga informacionet e policisë e vogla ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht po u nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Skena e aksidentit

Gruaja humbi kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me çiklistin, më pas me bordurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret nënën me dy vajzat. Mundësitë janë që nëna dhe vajza po kalonin rrugën kur ka ndodhur aksidenti por gjithçka do të sqarohet në orët në vazhdim.

Më pas makina është përplasur dhe me një furgon të bardhë. Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit e cila nuk është larguar nga vendngjarja ndërsa janë kryer veprimet e mëtejshme hetimore

Nena e vajza po luftojne me vdekjen

Nëna 29 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6 vjeçe ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ende nuk mund të thuhet nëse janë jashtë rrezikut për jetën, bëri të ditur Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.

"Nena dhe vajza jane duke iu nenshtruar ekzaminimeve. Nuk mund te themi ende nese jane jashte rrezikut per jeten" tha mjeku Arben Zeneli
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-i-rende-ne-kamze-dy-te-vdekur-mes-tyre-vajza-7-vjece

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS