Nis ndërtimi i bulevardit të ri në Kashar, Veliaj: Po çojmë deri në fund amanetin e artistëve

Report TV 2018-08-05

Views 8

Krahas Bulevardit të Ri te ish-stacionit të Trenit, edhe zona e Kasharit do të ketë shumë shpejt një bulevard, që do të lidhë Unazën e Re të Tiranës me rrugën ?Tre Dëshmorët e Kombit?, duke rigjallëruar gjithë zonën, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo sociale. Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e dy rrugëve ?Migjeni? dhe ?Kadri Roshi?, që do të jenë të pajisura me infrastrukturën e nevojshme nëntokësore, trotuare, ndriçim dhe sinjalistikë.

Duke ndjekur nga afër punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se falë reformës territoriale, tashmë edhe zona si Kashari po njohin investime cilësore. ?Deri para 3 vitesh, kjo ishte një zonë fshati, quhej Kashar, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe.

Në letrat e bashkisë, kjo ishte një zonë me vetëm 7 mijë banorë, ndërkohë në realitet këtu jetojnë mbi 70 mijë banorë. Të njëjtin bulevard që shohim në qendër të Tiranës, pra bulevardi me 6 korsi, 2 për makinat nga secili krah dhe nga një autobusi në secilin krah, plus biçikletat, të njëjtën cilësi dhe standard do të kemi edhe këtu në Kashar?, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ndryshimi që po ndodh në shumë zona të kryeqytetit është pasojë e ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës në çdo lagje. Veliaj theksoi se ashtu si po ndërhyhet për të ndërtuar Rr. ?Kadri Roshi? në Kashar, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Teatrin e ri Kombëtar, për t?i dhënë kryeqytetit një godinë dinjitoze. ?Fabula që përfshihet në një emër si ai i të madhit Kadri Roshi përfshin në fakt edhe të gjithë punën që bëjmë në Bashkinë e Tiranës. Duke vënë dorë, gjërat përmirësohen, duke i lënë për nostalgji, gjërat degradohen.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS