Telefonata që "tradhtoi" porositësin e tritolit në banesën e Dacit, si u zbulua Sajmir Kolaveri

Report TV 2018-08-02

Views 1

TIRANË-Pak ditë pas vendosjes së tritolit në banesën e Gazmir Dacit në Bathore, policia ka shpallur në kërkim Sajmir Kolaverin, i cili dyshohet se është porositësi i atentatit në banesën e Dacit. Burime nga Policia thanë për Report Tv se policia ka shkuar në banesën e tij, por nuk e ka gjetur. Emri ka dalë nga hetimet policore dhe jo nga dëshmia e autorit Vilson Brahja.

Ka qenë një telefonatë pak ditë para se të ndodhte shpërthim ajo që nxorri zbuluar Sajmir Kolaverin. Burime nga policia thanë për Report Tv se Kolaveri ka komunikuar në telefon me Vilson Brahjan.Telefoni i përdorur në këtë telefonatë rezulton sot jashtë shërbimit.

Pas atentatit në Bathore, Policia arrestoi 23-vjeçarin Vilson Brahja, i cili dyshohet se është autori i vendosjes së eksplozivit. Prokuroria tha se e identifikoi autorin Brahja nga pamjet filmike. Vetë Brahja deklaroi në gjykatë se e mori përsipër aktin për 5 mijë euro.

Brahja u shfaq i penduar përpara trupës gjykuese, dhe tha se porositësi sipas tij, ka qenë një i ri rreth moshës 24-25 vjeç i cili i ka thënë të vendoste tritolin te banesa e Dacit, pasi i ka thënë se ishte shtëpia e tij, dhe e donte për të përfituar azil në vendet e BE.

Saimir Kolaveri është babai i Valmir Kolaverit. Gazmir Daci po vuan dënimin prej 35 vitesh për vrasjen e Valmir Kolaverit. Tritoli në banesën e Dacit dyshohet se është vendosur për shkak të hakmarrjes mes dy fiseve për vrasjen e Valmir Kolaverit nga Gazmir Daci në vitin 2015.

Share This Video


Download

  
Report form