Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Korriku shënoi rritje të emigrantëve klandestinë të kapur në vendin tonë në tentativë për të kaluar ilegalisht në rrugën drejt vendeve të Bashkimit Evropian! Rreth 240 emigrantë janë ndaluar nga prilli vetëm në qarkun e Korçës, ku 13 u ndaluan këtë të martë. Kufiri i gjelbër me Greqinë në zonën e Devollit mbetet porta kryesore hyrëse e klandestinëve, ku edhe policia kufitare ka forcuar kontrollet.
Muaji korrik ka regjistruar numrin më të lartë të emigrantëve klandestinë të kapur në tentativë për të kaluar ilegalisht nga Shqipëria drejt vendeve të BE!
Të dhënat zyrtare mungojnë, por burime pranë Policisë së Kufirit në Korçë thanë për Ora News se nga prilli në korrik janë ndaluar rreth 240 klandestinë!
Por ky numër i referohet vetëm territorit të qarkut të Korçës, pasi gjatë kësaj periudhe emigrantë klandestinë janë kapur edhe në brendësi të territorit në rrugën drejt Malit të Zi e më pas vendeve të BE.
Grupi i fundit me 13 klandestinë nga lindja e mesme u kap këtë të martë pranë fshatit Trestenik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-klandestinesh-240-emigrante-jane-kapur-ne-korce-deri-tani