Ky është i riu Viktorjan Picaku, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës në një atentat mafioz në provincën Korato të Barit.
Mediat italiane shkruajnë se 24-vjeçari u qëllua pas shpine nga dy persona.
I riu ndodhej në një nga sheshet e mbipopulluara të zonës, kur dy autorët iu afruan me një motor skuter dhe hapën zjarr ndaj tij. Një plumb i përshkoi kraharorin, ndërsa goditja fatale ishte në kokë.
Këto janë momentet e fundit para vrasjes, kur i riu nga Mirdita i drejtohet sheshit Abraza. Pamjet nga një kamera sigurie tregojnë se ai është i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza dhe po kalon mes njerëzve.
Deri tani dy atentatorët mbeten të panjohur, ndërsa policia italiane po heton mbi konfliktet që mund të ketë pasur i riu me persona të ndryshëm. Ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi, por në momentin e vrasjes i riu shqiptar ishte në shoqërinë e një bashkëkombasi të tij me procedentë penalë dhe që njihej nga policia.
Hetimet janë përqenduar tek e shkuara e tij dhe të kontaktet e tij me persona të lidhur më botën e krimit.