Hapja e 31 zyrave të diplomacisë ekonomike në vende të ndryshme të botës ka bërë që në Shqipëri të shprehin interes për të investuar shumë kompani të huaja.
Etien Xhafaj, zv/ministër i Jashtëm, thotë në një intervistë për televizionin Klan se vendi ynë përveç pikave të dobëta, ofron shumë mundësi për investitorët jashtë, e madje interes ka edhe nga kontinenti i Amerikës Latine.
Por sërish mbeten shumë detyra për tu zgjidhur nga ana e autoriteteve. Dy pikat më të dobëta të Shqipërisë për zv/ministrin Xhafaj janë çështjet e pronësisë gjyqësori.
Zv/ministri i Jashtëm thotë se sugjerimet që jepte Departamenti Amerikan i Shtetit për përmirësimin klimën e të bërit biznes duhet të zbatohen, por Shqipëria nuk është një tokë aq ?e errët? sa përshkruhet.
Investimet e huaja në fund të 2017-ës arritën në 908 milionë Euro, ndërsa në 2016-n ato patën rritjen më të madhe në vite duke arritur në 943 milionë Euro.