Report TV - I jepet lamtumira tenorit virtuoz Gaqo Çako, fjalët prekëse të artistëve

Report TV 2018-08-02

Views 4

Tiranë- Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, Gaqo Çako.

Pas lajmit të vdekjes së tij kanë qënë të shumta reagimet në rrjet, ku një ndër to ishte edhe ai i kryeministrit Rama, ndjekur nga presidenti Meta, kreu i parlamentit Ruçi dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Homazhet për ?Nderin e Kombit? u zhvilluan në orën 11:00 deri në 12:00 në hollin e Muzeut Kombëtar, ku tenori u nderua nga personalitete të shqura të artit dhe nga qytetarë të thjeshtë, dashamirë të artit të tij.

Mjeshtri i madh u shua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, ku jetonte së bashku me bashkëshorten, artisten Luiza Çako. Ai është babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.

Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Fëmijërinë e kaloi në Korçë, aty ku serenatat nuk reshtën asnjëherë së kënduari. Më pas u vendos në Kuçovë, ku dhe spikati nëpër aktivitetet në shtëpinë e kulturës, ku edhe i dhanë të drejtën për studime në Liceun Artistik. Adoleshencën e kaloi në Tiranë. Në vitet 1957 dhe 1961 studioi në konservatorin ?Çajkovski? të Moskës. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

I nderuar me titullin e lartë ?Nderi i Kombit? Gaqo Çako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. ?Traviata?, ?Bohema?, ?Rigoleto?, ?Norma?, si dhe operat shqiptare ?Mrika? e Prenk Jakovës, ?Lulja e kujtimit? e Kristo Konos, ?Pranvera? e Tish Daisë, ?Heroina? e Vangjo Novës, ?Skënderbeu? i Prenk Jakovës, ?Komisari? i Nikolla Zoraqit, ?Zgjimi? i Tonin Harapit, ?Toka e jonë? e Pjetër Gacit, kanë ngelur në repertorin e muzikës klasike me performancën e mjeshtrit të vokalit Gaqo Çako. Ka shëtitur pothuajse në të gjithë teatrot e botës.

Share This Video


Download

  
Report form