Ora News - Nis rehabilitimi i zonës së Laprakës

Ora News Lajme 2018-08-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës po punon për rikualifikimin urban të një blloku të ri banimi në kryeqytet, kësaj radhe në Laprakë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punës në zonën pranë Spitalit Ushtarak së bashku me deputetin e Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Erion Veliaj: "Mbaj mend se kam qenë ekzaktësisht përpara 3 vitesh këtu, në një familje këtu afër, të cilët më thanë: 'Kryetar, do të votojmë për ty, por rrugës tonë s?ka për t?i ardhur radha në mandatin e parë'.

Ende s?ka mbaruar mandati i parë, jemi në vitin e 3-të dhe po mbajmë premtimet që kemi dhënë në fushatë, për t?u siguruar se bëjmë gjithçka kemi premtuar. Përkundrazi, u bë jo vetëm rruga që u premtua, por i gjithë blloku."

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për lirimin e hapësirave, të cilat pengojnë projektet zhvilluese me impakt pozitiv për të gjithë komunitetin.

Erion Veliaj: ?Një shtëpi me trotuar, me ndriçim, me rampë, me kanalizime, me infrastrukturë nëntokësore, me hapësirë që fëmijët dhe nënat me karrocë, ku gjyshërit ecin të sigurt, është një shtëpi me vlerë.

Ndaj, ftesa ime për të gjithë banorët është kur vjen fadroma e bashkisë nuk vjen që t?u rimarrë tokën ose pronën, që sapo e legalizoi qeveria. Përkundrazi, vjen që ta urbanizojë atë, që t?ia rrisë vlerën pas legalizimit."

Kryebashkiaku tha se bashkëpunimi Qeveri-Bashki në këto vite ka rezultuar histori suksesi.

Deputeti i PS, Ulsi Manja njoftoi edhe projektin për rehabilitimin e blloqeve të tjera, duke i dhënë një pamje krejt tjetër gjithë Njësisë 11.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-rehabilitimi-i-zones-se-laprakes

Share This Video


Download

  
Report form