Italianët e apasionuar pas muzikës shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-02

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është grupi i quajtur ?Pasticcio Meticcio?, që vjen nga rajoni i Xhenovas në Itali. Shqiptar, italiane e polake ne ketë grup i bën bashke gjuha e muzikës.



Ish-anëtari i ?Ansamblit Mati?, Kujtim Kola është pjesë e tij prej dy vitesh. Edhe pse jeton prej vitesh në shtetin fqinj, nuk i ka harruar tingujt e muzikës tradicionale, e sidomos asaj matjane.



Por përveç tij, i gjithë grupi është njohur me folklorin shqiptar dhe arrin të performojë këngë prej tij.



Marko Tosto thotë se muzika popullore shqiptare dhe ajo matjane është interesante. Instrumentet që përdoren i përshtaten këtij zhanri muzikor të vendeve të tjera:



?Ne jemi të apasionuar pas muzikës popullore. Prej 10 vitesh ne po kërkojmë muzikën folklorike jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europën Perëndimore. Ne kemi patur fatin të njihemi me Kujtimin ne Xhenova dhe të zbulojmë diçka interesante. Duke e krahasuar me muzikën perëndimore ritmet e muzikës popullore janë krejt ndryshe. Pasi e kemi studiuar shumë arritëm ta ushtrojmë. Për dy vite që po punojmë me muzikën shqiptare, dalëngadalë kemi arritur ta interpretojmë, ndoshta jo në mënyrë perfekte, por mendoj që shumë mirë. Jemi munduar që jo vetëm për muzikën tonë, por edhe për vendet e Mesdheut, t?i adoptojmë instrumentet që kemi me ato lloj muzikash që interpretojmë. Ky instrument që quhet lir dhe përdoret më shumë në zonën arbëreshe. Mundohemi që këto instrumenta të jenë të përshtatura për të gjitha llojet e muzikës popullore të vendeve që ne i kemi studiuar. Nuk kemi çifteli, por i kemi përshtatur mandolinën?.



Por puna më e vështire i takon solistes së grupit, pasi tekstet e këngëve në shqip janë jo pak të thjeshta.



?Kujtimi më mason tekstet e këngëve, jo vetëm për t?i kënduar por edhe që të di kuptimin e secilës fjalë në tekst. Tashmë kur i interpretoj këto këngë ndjehem shumë mirë, pasi e di se çfarë kuptimi ka ai tekst. Me ndihmën e Kujtimin nuk mund ta kem të vështirë interpretimin e një kënge, sidomos kur brenda saj gjej historinë dhe mesazhin që përcillet nëpërmjet tekstit.?



Grupi ?Pasticcio Meticcio? ishin pjesëmarrës në festën e ?31 Korrikut? në koncertin e mbajtur në Burrel, si pjesë e një turi për të promovuar muzikën popullore të trevave të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form