Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Turizmi në Shqipëri përballet me mungesë infrastrukture, shërbimesh, por pavarësisht kësaj operatorët turistikë thonë se vendi ynë është kthyer në një destinacion i rëndësishëm për të huajt që vizitojnë brigjet e Adriatikut dhe Jonit. I ftuar në studion e lajmeve, kreu i Shoqatës së Industrisë së Turizmit Zak Topuzi tha se qeveria, pushteti vendor dhe sektori i shërbimeve duhet të bëjnë më shumë për të rritur numrin e turistëve.
Topuzi: Shqipëria sigurisht është një rrugë kalimi. Ka një rritje të turizmit me dy shifra. Sigurisht që ka probleme madhore. Bota dhe Ballkani flet për 365 ditë turizëm, ne vazhdojmë të përmendim sezon. Edhe në kulmin e sezonit ne kemi kantierë ndërtimi.
Topuzi iu referuar vendeve të rajonit për të treguar projektimin dhe buxhetin për këtë sektor.
Topuzi: Kroacia deri në 2020, ka vendosur të investojë dy bilionë euro vetëm në industrinë turistike që lidhet me numrin e ri të shtretërve por edhe rikonstruksionin e shtretërve të tjerë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turizmi-topuzi-jugu-eshte-i-shtrenjte-por-kemi-cmime-me-te-lira-se-rajoni