Kryeministri Edi Rama ka qenë në Jalë, ku prej disa ditësh Forumi Rinor Eurosocialist ka organizuar një kamping me të rinjtë e Akademisë Verore. Kreu i qeverisë tha se ndryshe nga më parë të rinjtë kanë nisur të bëjnë zgjedhjen e tyre edhe në arsimin profesional, duke krijuar larmi në tregun e punës.
Kreu i qeverisë tha se nisma për transformimin e piramidës në Tiranë do të ndihmojë shumë të rinj që të kenë më shumë informacion në lidhje me teknologjinë.
I pyetur nëse kandidimi i të rinjve socialiste në Këshillat Bashkiake do të përcaktohet nga kuota të veçanta, Rama tha se përmes kuotave tashmë është zgjidhur pjesëmarrja e grave dhe vajzave në këto këshilla.