Rama: Oferte bashkepunimi ne Shtator per PD

RTV KLAN 2018-08-01

Views 0

E detyruar ndoshta edhe nga konkluzionet e Këshillit Europian për negociatat, maxhoranca do t?i ofrojë në Shtator një platformë bashkëpunimi opozitës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në emisionin Përballë në Televizionin Publik, se është duke u punuar për ofertën. E sigurte është vetëm se pakti i ofruar nuk parashikon pushtet për opozitën dhe as kthim pas të Reformës në Drejtësi.

"Ne e vetmja gjë që nuk mund t?i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te Reforma në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e Reformës në Drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji Vetting-ut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi". 

Teksa vuri piketat brenda së cilës do të jetë oferta, Kryeministri u tregua i kujdesshëm për të mos dhënë detaje të tjera. Televizioni Klan mëson se prej pikave të paketës së bashkëpunimit është testimi në 200 qendra votimi, i votimit elektronik në zgjedhjet lokale të 2019. Vetë Kryeministri la të kuptohet se për ligjin zgjedhor ka vullnet.

"Ashtu sikundër ne mund të ecim shumë mirë dhe do ta konkludojmë pikën që flet për Reformën Zgjedhore, referuar të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODHIR dhe patjetër që jemi të gatshëm për çdo propozim tjetër, e përsëris që nuk është tentativë për të kthyer mbrapa një rrotë që është vënë në lëvizje dhe vetëm do të përshpejtojë lëvizjen e saj.

Kontaktet zyrtare të Televizionit Klan në selinë blu nuk u shfaqën shumë entuziaste lidhur me propozimin për votimin elektronik. Ndërsa Lulzim Basha reagoi me një postim në Twitter duke e kundërshtuar një pakt me Edi Ramën dhe një koalicion me të, edhe pse Kryeministri e përjashtoi dhënien e pushtetit opozitës.

?Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!?

Për Kryeministrin, bashkëpunimi nevojitet në funksion të thellimit të mëtejshëm të luftës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe në funksion të thellimit të mëtejshëm të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit në tërësi.

Share This Video


Download

  
Report form