KPK “ok” gjyqtarëve Hallunaj e Kadi, si dhe prokurorit Muçi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mëngjesi i kësaj të marte ka qenë pozitiv për tre njerëz të drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Dritan Hallunaj, Brunilda Kadin dhe Besnik Muçi.



Me këtë vendim gjykatësit të krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, i hapet rruga për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Hetimi i Komisionit të Vetingut nuk konstatoi probleme në dosjen e gjykatësit. Skeda e pasurisë së tij ishte e pastër, po ashtu edhe figura morale.



Pas rikonfirmimit Hallunaj tha se kishte hedhur pas një barrë të rëndë, pas një procesi të vështirë.



?Ndihem më i lehtësuar. Keqardhje ndjen për kolegët që nuk e kalojnë këtë fazë. Shpresoj që në shkallë të tjera të fitojnë edhe ata. Një proces i lodhshëm, shumë i vështirë, por kam marrë shumë leksione, nuk është vetëm një?



E vetmja gjetje gjatë hetimit kishte të bënte me vendimin që Dritan Hallunaj kishte marrë në vitin 2015 për lirimin Arben Frrokut, si i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Vendimi i gjykatësit u kundërshtua nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe pas ankimimit Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi të rrëzojë vendimin e Hallunajt dhe të vendosë dënimin me ?burgim të përjetshëm? për Frrokun. Vendim që nuk u ekzekutua, pasi Frroku u arratis nga Shqipëria.



Edhe gjykatësja e Tiranës Brunilda Kadi e ka të hapur rrugën për të qenë anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Edhe pse e konfirmoi në detyrë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi transferimin e një çështjeje civile të gjykuar nga Kadi, në një gjykatë tjetër. Një qytetar spanjoll ishte ankuar për shkelje të gjykatëses gjatë procesit.



 ?I takon organit kompetent që ta vlerësojë këtë gjë. Është një ankim i një shtetasi të huaj, që për vlerësimin tim jo vetëm që është i pabazuar në ligj, por është edhe abuziv?



Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi, kandidat për anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikonfirma në detyrë.



Edhe pse sipas hetimit Muçi kishte probleme me justifikimin e pasurisë. Fakte të cilat i shkaktuan jo pak tension.



?Procesi shumë i vështirë, të krijon gjendje të vështirë emocionale. Na janë dashur të sjellim dokumente të para shumë viteve. Sot unë jam një prokuror, pavarësisht Vettingut. Unë gjatë gjithë karrierës kur është dashur kam marr përgjegjësi publike?

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të zhvillojë seanca dëgjimore edhe gjatë ditëve në vijim, për të rinisur më pas punën në fillim të shtatorit.

Share This Video


Download

  
Report form